LAJME

Një inxhinier shqiptar në NASA: Puna për të çuar në Mars roverin Perseverance!

I ftuar në “Shqip”, nga Rudina Xhunga, inxhinieri shqiptar Armian Hanelli ka rrëfyer sesi është të punosh për NASA-n. Ai u largua nga Shqipëria vetëm 16 vjeç, pasi fitoi një bursë dhe e gjithë jeta e tij ndryshoi.

“Unë kam ardhur në Shtetet e Bashkuara në moshën 16 vjeç, si pjesë e programit “Youth Exchange and Study (YES)”. Më pas, familja ime erdhi në Amerikë gjithashtu. Kam bërë 2 vitet e fundit të shkollës së mesme këtu. Gjatë vitit të fundit të shkollës, unë bëra një “internship” tek “Intel Corporation” ku punova si “digital designer” për chipet elektronikë tek Intel. Gjatë këtij intenshipi 1-vjeçar, unë kuptova që kam shumë për të mësuar për fushën e jashtëzakonshme të Inxhinierisë Elektrike dhe vetëm një “Bachelor’s Degree” nuk do të mjaftonte. Më pas, u riktheva te “Virginia Tech” për semestrin e fundit dhe u dipmomova me Bachelor’s Degreen”, në Inxhinieri Elektrike.”

Teksa rrëfen sesi është të punosh për NASA-n, ai zbulon rolin e tij në kompaninë, që për shumë të rinj dhe jo vetëm, është një ëndërr.

“Unë pata fat që studiova në Caltech dhe e pashë nga afër punën që bëhet të JPL. Kjo më shtyu që të ndjek një karrierë ku mund të praktikoj aftësitë e mia profesionale dhe të bëj diçka të vlefshme për njerëzimin. Unë punoj si “digtal parts reliability engineer”. Jam inxhinier që siguron që pjesët elektronike që përdoren në çdo mision janë të besueshme dhe mund t’i rezistojnë çdo konditë gjatë misionit në hapësirë: temperaturat e ulëta dhe të larta, vakumin e hapësirës, radiacionin, etj. Puna ime ka të bëjë më analizën e riskut: a ka mundësi që diçka e keqe të ndodhë te pjesët elektronike të misionit, dhe nëse po, çfarë do të shkaktojë ajo gjë e keqe? Puna ime është t’i analizojë të gjitha këto kushte, dhe të minimizoj riskun e misionit. Specifikisht, pjesët elektronike digjitale me të cilat unë punoj janë microprocesorët, FPGA (Field Programmable Gate Array), chipet e memories, dhe të tjera.

27- vjeçari nuk ka lënë pa përmendur roverin Perseverance” që u u në Mars disa javë më parë.

“Ishte një emocion i paparë teksa ndoqëm uljen e roverit “Perseverance” në Mars! Unë mendova se isha gati emocionalisht për ta parë atë arritje të jashtëzakonshme të njerëzimit, por ishte edhe më emocionuese seç e prisja! Çdo pjesë elektronike që është pjesë e misionit të Mars 2020 dhe Perseverance rover, ka kaluar te zyra jonë për analizën e riskut! Kur unë fillova punë full-time te JPL, në janar 2019, “Mars 2020” sapo po përfundonte rishikimin e pjesëve elektronike. Kështu që unë pata mundësinë dhe fatin të shqyrtoja disa elektronika që u bënë pjesë e roverit! Gjithashtu, pata mundësinë të përfshihesha në disa investigime të disa elektronikeve që kishin nevojë për më shumë testim dhe analizë. Pra, nësë është pjesë digjitale, grupi jonë e ka shqyrtuar!”

Sipas inxhinierit shqiptar, misioni i NASA-s ka qëllim kryesor të kërkojë shenjat e jetës së lashtë në Mars, dhe një ditë, i gjithë eksplorimi do të ndihmojë në të ardhmen e njerëzimit.

“Ky mision ka si qëllimin kryesor: Të kërkojë për shenja të jetës së lashtë në Mars dhe të mbledhë specieme nga dheu i Marsit për t’i kthyer në Tokë mundësisht në një mision në të ardhmen. Shumë teknologji që krijohen për këto misione, gjejnë aplikime në jetën e përditshme. NASA punon shumë për misione që kanë të bëjnë me Tokën, të cilat janë të pazëvendësueshme! Një ditë, eksplorimi që ne po bëjmë sot në Mars do të na ndihmojë në të ardhmen e njerëzimit”./dritare.net


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

21 orë ago