POLITIKE

Një ish-spiun i BIA’s dhe një ish-ministër që mohon krimet e Serbisë në Kuvendin e Kosovës

Shumë deputetë të rinj do të jenë për herë të parë në Kuvendin e Kosovës, në Legjislaturën e shtatë të saj, por ajo çfarë është e re se Lista Srpska do të ketë 10 deputetë, në mesin e tyre ish-spiun të BIA’s së Serbisë, persona që mohojnë krimet e kryera nga kriminelët serbë në Kosovë e persona që bëjnë trazira në Veri të vendit.

Branislav Nikolic, do të jetë deputetë i ri në Kuvendin e Kosovës, një person që ishte agjent i Shërbimit Sekret të Serbisë që njihet me emrin BIA, një shërbim famëkeq i njohur për punën dhe aktivitetin e saj kriminale para luftës dhe pas luftës në disa pjesë të Kosovës.

Nikolic ka arritur të bëhet deputet pasi ka marrë mbi 14 mijë vota, ai që nga viti 2016 kur Hashim Thaçi ishte zgjedhur President i Republikës së Kosovës, Branislav Nikolic kishte qenë pjesë e kabinetit të tij si këshilltar, mirëpo ai ishte shkarkuar pasi ishte demaskuar nga mediet kosovare, shkruan Gazeta Metro.

Në Kuvendin e Kosovës do të jetë edhe ish-ministri skandaloz i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic, që u dënua me 2 vjet burgim pasi e quajti masakrën e Reçakut një trillim, do të jetë deputet në Kuvendin e Kosovës.

Todosijevic i cili i quajti shqiptarët si terroristë dhe se masakra e Reçakut është një trillim, është regjistruar sot si deputetë nga ana e Listës Srpska.

Ndryshe nga Nikolic, Todosijevic u dënua me dy vjet burgim efektiv nga Gjykata Themelore e Prishtinës, pasi është gjetur fajtor për një deklaratë të dhënë vitin e kaluar me të cilën e quante trillim masakrën e Reçakut të 15 janarit 1999 ku forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë.

E ky dënim ngjalli reagime të ashpra nga Beogradi, ku presidenti Aleksandar Vucic dhe i dëbuari nga Kosova, Marko Djuric i dolën në mbrojtje Todosijevicit, duke ripërsëritur deklaratat se gjithçka që ndodhi në Reçak ishte trillin dhe duke mbrojtur kriminelët serbë, shkruan Gazeta Metro.

Kurse nga Kosova, reagime ndaj Vucicit e Djuricit pati nga presidenti Thaçi, i cili tha se serbët akoma po i mbrojnë krimet e Milosevicit dhe kjo është një turp. Njëjtë si Thaçi reaguan edhe Albin Kurti, Ramush Haradinaj dhe zyrtarë të lartë të shtetit kosovar.
Kujtojmë se Todosijevic ishte ministër ka shpenzuar 8 mijë e 471 euro në ushqim, mëditje, akomodim në hotele, bileta aeroplani, taxi dhe viza.

Po ashtu Lista Srpska do të jetë për herë të parë në Kuvendin e Kosovës me 10 deputetë, ku ata janë Igor Simicit, Zoan Mojsilovic, Miljana Nikolic, Slavko Simic, Ivan Todosijevic, Jasmina Dedic, Verica Qeranic, Milos Perovic, Branislav Nikolic dhe Lubinka Karadjic.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

6 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago