“Një jetë borxh ma ka nëse është rren” – Lanë mënjanë budallakitë për t’u marrë me bamirësi, si u mashtruan “kingat” e TikTok-ut

Një rast bamirësie mori vëmendjen e ‘klikës’ së Tik Tok-ut. Vali Corleone, Fero, Donzi, Rasimi e disa persona të tjerë u bënë bashkë që t’i mbledhin paratë përmes Tik Tok-ut për të ndihmuar një djalë që po kërkonte ndihmë për shërim, shkruan Insajderi.

@y478xyvr4 #vali #kingvali #kingvalicorleon #anitacorleone #fero #rasimavdyli #blerimmorina #kosova #albania #fyp #foryoupage ♬ original sound – ig oyxoyx

Personi i paraqitur si vëllau i një personi të sëmurë po dyshohet se i mashtroi të gjithë dhe u zhduk me 100 mijë euro.

Por, si ndodhi rasti?

Një person i prezantuar si Armend Morina, për disa ditë u lut që në një portal të bëhet një lajm me të cilin njerëzit e vullnetit të mirë, do të ftoheshin ta ndihmojnë vëllanë e tij, Blerimin për t’u shëruar nga leukemia acute.

 

Lajmi shumë shpejt u bë viral dhe njerëzit filluan të ndihmonin. Përmes disa videove të shkëputura nga Tik-Toku shihet angazhimi i përdoruesve për t’i siguruar mjetet.

 

Vali Corleone u mobilizua së bashku me shokë e ndjekës dhe i siguruan paratë. 100 mijë euro.

Madje, personi i prezantuar si Armend Morina kishte hyrë live në Tik Tok dhe i kishte falënderuar publikisht për kontributin e tyre.

Por, gjërat nisën të marrin kahje të dyshimtë.

Telefoni i personit të prezantuar si Armendi, ka disa ditë që nuk funksionon më. Dhe donatorët kanë nisur të shqetësohen nëse paratë e dhuruara vërtetë shkuan ku duhet, apo u mashtruan.

Televizioni që e paraqiti i pari këtë rast ka nisur kërkimin për të. Një ekip qëndroi në Mitrovicë, qytetin e prezantuar si vendbanim i Blerimit.

Por, nuk e njohu kush as në rrugën Agim Ramadani që u dha si adresë e tij, e as në pjesë tjera të qytetit.

Ndërkohë, as në Klinikën e Hematologjisë ku trajtohet Leukemia acute, nuk kanë mundur të konfrmojnë në fundjavë se kanë pasur pacient me emër të tillë.

Grupi i Tik-Tok-ut janë në ndjekje të tij. Nga disa video ata duken shumë të nervozuar dhe të prekur nga rasti. /Gazeta Insajderi/