Një grua zemërthyer që qan mbi kufomën e gjakosur të burrit të saj që po vdiste, pasi ai u godit nga bombardimet ruse në Kharkiv në sulmin e fundit frikacak të Putinit ndaj civilëve ka pushtuar faqet e gazetave dhe portaleve në mbarë botë.
Të gjithë duket se ndiejnë ulërimën e Sabinës së pikëlluar teksa përqafon trupin e Artem Pogorelets, i cili ishte i mbështjellë me batanije të lyera me gjak në tregun e Barabashovos.
Punonjësit e urgjencës u përpoqën më kot ta ngushëllojnë atë pas shpërthimit shkatërrues që vrau një tjetër dhe plagosi të paktën 21 civilë pasi bombardimi goditi gjithashtu një xhami, një strukturë mjekësore, një stacion autobusi, një palestër dhe një ndërtesë banimi.
Tre persona u vranë nga sulmet një ditë më parë në Kharkiv, ku një dukje jeta normale ishte kthyer të ecte normalisht javët e fundit pasi forcat ukrainase larguan trupat ruse nga kufijtë e qytetit.
Rusia dje njoftoi planin e saj për të kapur territore përtej Ukrainës lindore, ku ushtria ruse ka kaluar muaj të tërë duke u përpjekur të pushtojë rajonin e Donbasit të Ukrainës, që është në jug të Kharkivit.
Ndërkohë, zyrtarët ukrainas së fundmi transmetuan planet e tyre për të provuar të rimarrë zonat e pushtuara nga Rusia pranë bregut jugor të Detit të Zi.
Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov tha se sulmet herët të enjten kishin në shënjestër një nga zonat më të mbushura me njerëz të qytetit, i cili kishte një popullsi të paraluftës prej rreth 1.4 milionë banorësh.
“Ne po kërkojmë nga banorët e Kharkiv që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm. Armiku qëllon në mënyrë kaotike dhe brutalisht mbi qytetin. Qëndroni në strehimore!”, shkroi Guvernatori, Oleg Synegubov në rrjetet sociale.