Eksperiencën më të mirë jetësore deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, e quan shkuarjen në Mekë, për të kryer kushtin e pestë të fesë islame, që për myslimanët njihet si Haxh.
Madje, ai shpreson që do të ketë sërish mundësinë ta përjetojë këtë ndjenjë.
E këtë vit u bë haxhi edhe zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri.
Shkuarja në Qabe thotë se i solli një ndjenjë që nuk e kishte përjetuar më herët.
Ish-kryetari i Vushtrrisë, thotë se në Mekë u lut edhe për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Për të gjithë ata që nuk e pritën mirë shkuarjen e tij në haxh për shkak të pozitës politike, deputeti Rrahmani e ka një lutje.
Ndërsa, Tahiri i LDK-së e ka një shpjegim më ndryshe.
741 besimtarë qytetarë të Kosovës, gjatë këtij viti, kanë kryer njërin nga ritualet kryesore të besimit islam. Derisa, në Mekën e shenjtë, morën pjesë miliona besimtarë nga e gjithë bota.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…