Një letër kundër Ceca-s së Arkanit në Mali i Zi: Jo koncert nëse s’pendohet!

Këngëtarja popullore Svetlana Ceca Raznatoviç, e veja e Arkanit famëkeq, nuk është pritur mirë në Budva për një koncert.

Grupi feminist “Bogougodnice”, i cili, siç thonë ata, po lufton “kundër hipokrizisë në Kishën Ortodokse Serbe (SOC), Ortodoksinë dhe Shoqërinë”, i drejtoi një letër të hapur Mitropolitit të Malit të Zi Ioaniki Micoviç dhe kryetarit të Komunës së Budva-s Batu Careviç.

Aty thuhet thuhet se Ceca është një mysafire që përfaqëson një falsifitet jo vetëm të Serbisë, popullit serb, por edhe Ortodoksisë në gjerësi dhe thellësi”.

Udhëheqësve të kishës dhe shoqërisë u kërkohet të mos japin “bekime dhe mbështetje” për mbajtjen e këtij koncerti.

“Të mos jepen bekime dhe mbështetje për koncertin e vejushës së dashnorit të luftës Arkan, për veprimet mëkatare të të cilit Kisha Ortodokse Serbe ka heshtur për një kohë të gjatë, edhe pse priftërinjtë dhe besimtarët e dinë se ai ishte një kriminel”, thuhet ndër të tjera në letër.

Letra vijon duke iu kërkuar klerikëve vendas që t’i qasen ndryshe Ceca-s:

“Ju duhet ta ndihmoni Svetlana Raznatovicx të pendohet, të shpëtojë prej vetes së saj mëkateve të burrit të saj, të cilin ajo e përqafoi, veçanërisht materialisht dhe ideologjikisht, që ajo të pendohet dhe të jetë pëlqyeshme për Zotin, dhe si e tillë, për t’u bërë përsëri motra jonë e dashur e mëshirës”.

“Këngët e saj janë të pavlefshme për Ortodoksinë”, thekson letra, duke përfunduar:

“Ju lutemi mos shkoni në koncert. Tregoni një shembull. Thuajuni atyre (autoriteteve shtetërore dhe fetare) se Svetlana Raznatoviç nuk është e mirëpritur në Malin e Zi Ortodoks derisa të pendohet dhe të dënojë krimet”, përfundoi letra e hapur.