Një motoçikletë që bën diferencën në fushëbetejë

Një në konflikt me një forcë ushtarake superiore, inovacioni është vendimtar për rezistencën. Dhe ukrainasit kanë treguar se janë shumë novatorë në luftë me rusët.

Ushtria ukrainase mori dërgesa të mëdha të armëve antitank, veçanërisht sistemet raketore NLAW dhe Javelin. Por në fushat e gjera të Ukrainës është e vështirë t’u afrohesh rusëve në forma tradicionale.

Ndaj dhe ukrainasit duket se kanë gjetur një mjet të rëndësishëm për t’iu afruar shpejt armikut, dhe ajo është motoçikleta elektrike Delfast.

Sipas prodhuesit, modeli Top 3.0 ka një shpejtësi maksimale prej 80 km / orë, e cila është e mjaftueshme për operacione të shpejta. Çmimi i një motoçiklete të tillë është rreth 7000 euro.

Delfast nuk është i vetmi prodhues vendas i motoçikletave elektrike që është përfshirë në mënyrë aktive në luftë, por deri më tani është i pari që tregon se si ushtria ukrainase i përdor produktet e saj.

Gjithashtu, ukrainasit po prodhojnë dhe drone ushtarake, aq të vogël sa radarët nuk mund t’i shohin.

Sipas njoftimeve të shumta, ushtria ukrainase ka aktivizuar dronët Punisher. Droni ka një hapje krahësh prej vetëm 2.2 metra dhe ka një qëndrueshmëri prej disa orësh kur fluturon në 4500 metra dhe mund të mbajë deri në 3 kg eksploziv.

Jo shumë, por droni duket të jetë efektiv. Është interesante se droni është projektuar dhe zhvilluar nga UA Dynamics, një kompani e krijuar nga veteranë që luftuan kundër rusëve gjatë aneksimit të Krimesë.