Një person i armatosur po mban 12 pengje në një bankë në Gjeorgji, kërkon 2 milionë dollarë

Policia në Gjeorgji ka njoftuar të martën se 12 persona janë duke u mbajtur peng në një bankë në qytetin Kutaisi nga një person i armatosur, shkruan agjencia AP.

Mediumet gjermane raportojnë se personi, që ende nuk është identifikuar, ka kërkuar 2 milionë dollarë, një helikopter për t’u larguar nga shteti dhe një flamur rus.

Personi i armatosur ka njoftuar për kërkesat e tij në një video të postuar në faqen në Facebook të njërit prej pengjeve.

Nuk është e qartë nëse ndonjëri është lënduar, ndërsa ngjarja është duke ndodhur në filialin e Bankës së Gjeorgjisë.

Policia e Gjeorgjisë ka nisur, ndërsa po bëhet tentim për të liruar pengjet.

Kutaisi është qytet me 147 mijë banorë dhe gjendet 180 kilometra në verilindje të kryeqendrës së Gjeorgjisë, Tbilisi.