Një pesëmbëdhjetë vjeçar serb në Mitrovicë pretendon se u ‘sulmua’ nga disa djemë shqiptarë

Një person i moshës së mitur është sulmuar nga katë rpersona në fshatin Suhodoll të Mitrovicës.

Për këtë ka njoftuar Policia e Kosovës, teksa tregon se rrahja ka ndodhur në ora 05:15 të mëngjesit.

“Sot me datën 22 janar 2022, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe iniciuar një rast me elemente të veprës penale Lëndim i lehtë trupor”.

“Sipas ankuesit m/s/kosovar, i moshës së mitur, sot rreth orës 05:15, deri sa ka qenë në rrugë në fshatin Suhodoll, është sulmuar fizikisht nga katër persona të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë e ashtuquajtura “Zyra për Kosovë dhe Metohi” njoftoi së bëhet fjalë për një serb të mitur i quajtur Llazar M, i cili pretendon se u sulmua nga disa djemë shqiptar.

Sipas deklaratës, djali u largua nga shtëpia në këmbë mëngjesin e sotëm, kur u sulmua verbalishtë nga një makinë në lëvizje në gjuhën shqipe.

“Djali serb uli kokën, gjë që ishte shenjë për djemtë shqiptarë se ai nuk e kuptonte gjuhën dhe se ishte serb, kështu që ata më pas ndaluan automjetin dhe e rrahën djalin”, thuhet në deklaratë.

“Lidhur me rastin, hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar”.

“Të gjitha veprimet e deritanishme hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën penale Lëndim i lehtë trupor”, përmbyllet njoftimi.