Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson dhe ministri i Jashtëm suedez Tobias Billström, djegien e Kuranit pasa ambasadës së Türkiye-s në Stockholm nga lideri i partisë së ekstremit të djathtë danez, Drejtimi i Rreptë (Stram Kurs), Rasmus Paludan e kanë mbrojtur me “lirinë e shprehjes” por edhe e kanë cilësuar veprimin e djegies së librit të shenjtë “mosrespektim”.
Në një mesazh të ndarë në Twitter, kryeministri Kristersson tha: “Liria e shprehjes është pjesë themelore e demokracisë, por ajo që është ligjore nuk është gjithmonë ajo që është e përshtatshme. Djegia e librave që janë të shenjtë për shumë njerëz është veprim me mungesë respekti. I kuptoj të gjithë muslimanët që janë të shqetësuar nga përjetimet në Stockholm”.
Ndërsa ministri i Jashtëm, Billström në mesazhin e tij të postuar në Twitter, edhe kritikoi provokimin por edhe mbrojti lirinë e shprehjes.
“Provokimet islamofobike janë tmerruese. Suedia ka liri të shprehjes në shkallë të gjerë, por kjo nuk nënkupton se qeveria suedeze ose unë mbështesim mendimet e shprehura”, tha në postimin e tij, Billström.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…