Një stuhi e madhe breshëri në Kroaci i shpon çatitë e fasadat e shtëpive, ngordhin kafshët

Dëme tepër të mëdha me pasoja fatale për disa kafshë ka shkaktuar një stuhi e fortë mbrëmë e shoqëruar me reshje shiu dhe breshëri në disa pjesë në afërsi të Vukovarit në Kroaci.

Siç raportojnë mediat rajonale, stuhia ka goditur më së shumti komunën e Boshnjacit dhe qytetet Zhupanja dhe Vinkovci.

Breshëri i ka thyer xhamat e shtëpive dhe i ka shpuar çatitë e fasadat e tyre.


Lindja e Kroacisë u dëmtua më së rëndi, me çatitë dhe fasadat e shtëpive që u shpuan, e me shumë vetura të thyera, serra të shkatërruara e të mbjella të dëmtuara plotësisht.

Disa pamje të bëra nga një dron u publikuan sot, ku shihen çatitë e shkatërruara e vrimat e mëdha në tjegulla.