BOTA

Një tjetër balonë kineze kalon mbi Amerikën Latine, thotë Pentagoni

Pentagoni tha të premten në mbrëmje se një tjetër balonë spiune kineze po kalon tranzit në Amerikën Latine.

“Ne po shohim raporte të një  balone që kalon tranzit në Amerikën Latine. Ne tani vlerësojmë se është një tjetër balonë mbikëqyrëse kineze”, tha sekretari i shtypit Brig.

Është e paqartë saktësisht se ku ndodhet balona mbi Amerikën Latine – por një zyrtar amerikan i tha CNN se nuk duket se aktualisht po shkon drejt Shteteve të Bashkuara, transmeton Gazeta Express.

Dje një balonë e dyshuar e mbikëqyrjes kineze në qiellin mbi Shtetet e Bashkuara kontinentale ka shkaktuar shqetësime për sigurinë kombëtare, duke shtuar tension në marrëdhëniet diplomatike tashmë  veçse të tensionuara.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është përgjigjur duke shtyrë udhëtimin e tij të shumëpritur në Kinë, duke thënë të premten se balona në lartësi të madhe që hyri në hapësirën ajrore të SHBA-së  kishte “krijuar kushtet që minojnë qëllimin e udhëtimit”.

Blinken e quajti atë një “akt të papërgjegjshëm.”

Ndërkohë, Kina mohon që balona të jetë e përfshirë në çdo lloj spiunazhi, duke pretenduar se është një “avion civil i përdorur për qëllime kërkimore, kryesisht meteorologjike”, që është hedhur në erë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

23 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago