LAJME

“Paratë vinin në çantë”, pastruesja rrëfehet në polici: Ngjarjen e vjedhjes më tha ajo vetë ta inskenoja

Të tjera detaje kanë dalë sot në lidhje me arrestimin e ish-zyrtares së Kryeministrisë Alda Klosi.

Ish-zyrtarja e kryeministrisë u arrestua dje në mbrëmje me një urdhër ndalimi nga prokuroria pas një dëshmie të gjatë nga pastruesja Rozeta Dobi

Gjatë dëshmisë së saj Dobi është shprehur se gjatë kohës që punonte si pastruese ka parë shumë para në atë banesë.

“Paratë vinin që nga viti 2021. Unë nuk kam dijeni kush i sillte, por paratë vinin në çantë. Në dhjetor 2022 Alda ngaqë kishte konflikte me burrin më kërkoi t’i ruaja. Ditën që i mora me çantë i mora nga kasafortë, pasi Alda nuk ishte në shtëpi. Më tha ajo vetë merri në kasafortë.

Ngjarjen e vjedhjes e inskenova pasi ajo donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin”– mësohet të ketë thënë ajo.

Ish zyrtarja Alda Klosi, në banesën e së cilës dyshohet se u vodhën mbi 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë rezulton të ketë dhënë dy deklarime të ndryshme në polici mbi paratë që ajo kishte në shtëpi.

Më 15 dhjetor, ditën kur ka ndodhur vjedhja e denoncuar në polici, zonja Klosi ka deklaruar se nuk kishte patur sasi të mëdha parash. Sipas proceverbalit të deklarimit të saj, Klosi është shprehur se përveç bizhuterive, nga kontrolli paraprak ka konstatuar se i mungonte edhe një sasi parash për shpenzime dhe mbarëvajtjen jetike të përditshme.

Ndërsa, pas arrestimit të Rozeta Dobit, e cila punonte si pastruese tek banesa e ish zyrtares, në një deklarim të dytë, zonja Klosi është shprehur se “gjatë kësaj kohe ka menduar me qetësi për sendet që ka patur dhe se ditën e ngjarjes i janë vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120 mijë euro, si dhe një shumë prej 30 mijë dollarësh”, të cilat ajo ka shpjeguar se ia kishte lënë xhaxhai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

24 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

24 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago