BOTA

Një tjetër disfatë ushtarake për Putinin

Vladimir Putin po përballet me një problem të ri në kuadër të ofensivës së tij ushtarake: dezertime masive të ushtarëve rusë, të cilët refuzojnë të shkojnë në Ukrainë për të luftuar. Janë me mijëra ushtarë që heqin dorë nga kontratat e tyre profesionale për të mos u detyruar të marrin pjesë në luftë.

Ky lloj refuzimi për të luftuar ka ndodhur tashmë, sipas disa mediave ruse, në skuadrat e lëvizshme të Krasnodarit, marinsat e Krimesë, parashutistët, njësitë e Osetisë së Jugut dhe Gardën Kombëtare.

Në fakt, trupat që u angazhuan në fillim të luftës dhe pësuan humbje të rënda në Kiev, kur u kthyen për të pushuar në Rusi, shumë prej tyre refuzuan të ktheheshin për të luftuar në Ukrainë.

Një anëtar i Qendrës Wilson që ka hetuar vendime të tilla në ushtrinë ruse, Kamil Galeev, ka theksuar se “dezertimi në ushtrinë ruse tani është i ligjshëm përsa kohë që je një ushtar profesionist, por krerët e ushtrisë dhe Garda Kombëtare po përpiqen ta parandalojë atë duke lëshuar urdhra ekzekutivë që nuk lejojnë personelin ushtarak të largohet nga puna derisa të përmbushen objektivat e tyre”.

Që nga fillimi i këtij viti, 3,8 milionë njerëz janë larguar nga Rusia. Mes tyre nuk janë vetëm opozitarë, por edhe të rinj në moshë për ushtri. CIA po përpiqet të përfitojë nga ky fakt dhe ka publikuar udhëzime në mënyrë që të gjithë ata rusë që duan të luftojnë kundër regjimit të Vladimir Putinit, të mund të ndajnë informacionin përkatës pa lënë asnjë lloj gjurme, gjë që do të shmangte hakmarrjen e mundshme ruse.

Ky problem i dezertimeve midis trupave ruse shoqërohet me humbjen e fundit të tankut më të avancuar të Rusisë, T-90M, i cili është shkatërruar nga forcat ukrainase.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

13 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

14 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

23 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago