Një tjetër ditë e zezë për Italinë pasi 837 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Numri i viktimave vijon të jetë i madh ndërsa të hënën numri i personave që humbën jetën ishte 812.
Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave shkon në 12.428.
Trendi i personave të shëruar vijon të jetë pozitiv, pasi rreth 1,109 persona janë shëruar brenda ditës së sotme. Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet e shëndetit, 400 persona ndodhen në spital dhe 42 prej tyre ndodhen në kujdes intensiv.
Gjatë ditës së sotme janë konfirmuar me koronavirus 4,053 persona.