Stambolli është përballur me një tjetër ditë përplasjesh mes protestuesve dhe forcave të rendit, Mijëra njerëz dolën në rrugë gjatë një marshimi protestues kundër arrestimit të kryebashkiakut Ekrem Imamoglu.
Në një video të publikuar nga gazeta turke Cumhuriyet, policia mund të shihet duke përdorur spraj piper për të shtyrë një grup protestuesish që donin të niseshin drejt sheshit qendror Taksim, një vend simbolik për protestat në qytet, i cili është rrethuar plotësisht dhe ruhet nga forcat e rendit prej ditësh.
Sipas kreut të CHP, partia kryesore opozitare, mbi 300,000 njerëz morën pjesë në demonstratën jashtë bashkisë së Stambollit. Kryetari i bashkisë së qytetit Ekrem Imamoglu është në paraburgim me akuza për korrupsion dhe terrorizëm.