KRYESORE

Mesazhi i fortë i Berishës për ish-pronarët: Ju jap fjalën e nderit, anulojmë të gjitha ligjet e Ramës, ju shlyejmë borxhin

Sali Berisha, në mitingun mbyllës të fushatës elektorale këtë të premte në Tiranë para zgjedhjeve të së dielës, lëshoi një mesazh edhe për ish-pronarët. Ai tha se do të shlyejë brenda mandatit të parë detyrimet ndaj tyre, ndërsa tha se do të anulojë të gjitha ligjet e Ramës.

“Vendimi, i miratuar këtë të premte parashikon shfuqizimin e të gjitha masave administrative të pa ekzekutuara që janë vendosur gjatë periudhës 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024.

Votoni më 11 maj për mirëqenien tuaj sepse programi ynë në 100 ditët e para do të pesëfishojë subvencionin për çdo fidan të mbjellë për çdo kokë bagëti të mbarështuar. Mblidhuni të gjithë dhe votoni ndryshimin, është voto për suksesin tuaj. Një mesazh kam për ish-pronarët dhe të përndjekurit politikë duke iu kërkuar edhe ndjesë për gabimet që kjo parti ka bërë në të sjhkuarën me ligje të caktuara. Ju jap fjalën e nderit se detyrimi që shoqëria shqiptare ka ndaj tyre, Sali Berisha e konsideron borxhin e nderit të tij, i cili do të shlyhet brenda një mandati. Do të anulojmë të gjitha ligjet e sotme të Edi Ramës që grabit të gjitha pronat si në 1946”, tha Berisha.

Berisha, thirrje të rinjve: Ndërtoni ëndrrën në Shqipëri, vota juaj ka peshën e së ardhmes

“Unë dua t’ju bëj një thirrje mijëra burrave dhe grave, fisnikë, flokëthinjurve që shkrinë jetën e tyre për Shqipërinë, bashkohuni më 11 maj, votoni ndryshimin. Vota juaj do të jetë votë për dinjitetin tuaj, sepse vota juaj do të jetë votë për të ndëshkuar ata të pamëshirë që në mënyrë çnjerëzore ju poshtëruan ju, ju detyruan ju, njerëz fisnikë, të qani me lot të ftohta mjerimi”.

Kështu u shpreh Sali Berisha në mitingun mbyllës të fushatës të mbajtur në Tiranë. Ai iu drejtua qytetarëve duke i kërkuar votën për të realizuar ëndrrën shqiptare në Shqipëri.

“11 maj ju votoni që brenda 100 ditëve Shqipëria të mos ketë pension nën 200 euro. Ju garantoj se ky vrap nuk do të ndalet derisa ju të paguheni më mirë se të gjithë pensionistët e rajonit. Të rinj dhe të reja, ju që votoni më 11 maj për herë të parë keni një fat të bardhë, po të gjithë ju të tjerët që shkoni më 11 maj, vota juaj ka peshën e jetës suaj, ka peshën e të ardhmes tuaj, të ëndrrës tuaj të bukur, në 100 ditë ne hedhim bazat që çdo i ri dhe e re të mendojë, të realizojë ëndrrën shqiptare në Shqipëri. Zotimi ynë është se dyfishohen fondet për arsimin, shkollat do të modernizohen me teknikat më të avancuara digjitale dhe asnjë fëmijë nuk do të mbetet analfabet”, tha Berisha.

PD mbyll fushatën, Berisha përshëndet Trump e Merz: Do të vendosim marrëdhëniet më të ngushta me ju

Sali Berisha e nisi fjalën e tij në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të opozitës duke përshëndetur kancelarin e sapo zgjedhur të Gjermanisë, Merz. Më tej, ai tha se Shqipëria do të rris ndjeshëm bashkëpunimin me qeverinë gjermane dhe do të eksportojë aty produktet shqiptare dhe jo krimin si sot, siç tha ai.

“Do t’i përcjell përshëndetjet më të përzemërta deputetit të Bundestagut gjerman Peter Bayer, i cili vjen sot këtu për të mbështetur fitoren e opozitës shqiptare dhe Partinë Demokratike. Përshëndes kancelarin Merz që pata rastin ta përshëndes në Valencia. Zgjedhja e kancelarit Merz në udhëheqje të Gjermanisë dhe Europës konsiderohet një fat i madh.

PD do të vendosë bashkëpunimin më të ngushtë me qeverinë gjermane. Do të eksportojmë në gjermani produktet shqiptare dhe jo krim siç është sot.

Mirënjohje të pakufishme për vendimin që morët për rikthimin e PD-së dhe Sali Berishës në pushtet. Ditën e parë, në konferencën e parë të shtypit e shkallmove Edi Ramën duke i rënë tavolinës me grushte. Të garantojë se nesër në mëngjes, ai do t’i bjerë tavolinës me kokë. Ne jemi mirënjohës për vendimin që more për të na ndihmuar. PD do të vendosë marrëdhëniet me të ngushta me administratën e Trump në të gjitha fushat”, tha Berisha.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

6 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

16 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

20 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

20 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

24 orë ago