“Njerëz që nuk janë fare në Shqipëri rezultojnë drejtues të ndërmarrjeve të ujësjellësit”. Rama-kryebashkiakëve: Ne rrisim investimet, ju rrisni humbjet

Kryeministri Edi Rama kritikoi Kryebashkiakët e vendit në lidhje me humbjet dhe përmirësimin e munguar në rrjetin e ujësjellësit në vend.

“Shuma e vënë në dispozicion të transformimit rrënjësor të sektorit të uji është 1,2 miliardë euro. Ne rrisim investimet, ju rrisni humbjet, dhe pastaj janë qytetarët që me të drejtë ankohen. Sepse rritja e investimeve nuk mund të përkthehet me rritje të humbjeve”, u tha Rama.

Duke veçuar Bashkinë e Vlorës, që sipas kryeministrit ka mbi 78% humbje në ujësjellës, Rama tha: “Është një piramidë e falimentuar që vijon merr para nga shteti”.

Ai tha se do të duhet të merren masa për këtë situatë. “Njerëz që nuk janë fare në Shqipëri rezultojnë drejtues të ndërmarrjeve të ujësjellësit. Kjo përkthehet në mosprerje të shërbimit për debitorë dhe në rezultate të paimagjinueshme arkëtimi, siç është kampione Bashkia Kavajë, me 31% arkëtim”.