POLITIKE

54 mijë euro pagë vjetore, tri vende pune, tri banesa – Kjo është pasuria e Avdullah Hotit

I propozuari për kryeministër nga radhët e të LDK-së, Avdullah Hoti, në bazë të deklarimit të pasuris që ka bërë në vitit 2019 del të jetë goxha i pasur

Ai ka mbi vete tri banesa në vlerë 233 mijë euro dhe qindra mijëra euro para të gatshme, shkruan Insajderi.

Hoti në regjistrin e pasurisë ka deklaruar se vetëm njëra nga banesat ka kushtuar 105,000 euro, kurse dy të tjerat në vlerë prej 68000 dhe 60000 euro.

Derisa ka deklaruar tri vende pune: një si deputet, tjetrën si profesor në UP, tjetrën si profesor në një kolegj privat.

Në kolegji privat Hoti ka marrë 8100 euro parapagim. Por, ai në total merr gati shtatë herë më shumë euro në vit krahasuar me paratë që ia ka parapaguar kolegji privat.

Hoti nga Kuvendi i Kosovës merr 25 mijë e 632 euro, kurse nga Kolegji Dardania 8 mijë e 100 euro në vit, nga qiraja e banesës 1 mijë e 365 euro, nga mëditjet e Kuvendit të Kosovës 1 mijë e 325 euro, pagë nga UP në vlerë prej 11 mijë e 183 euro, dhe mëditje nga Akademia e Shkencave në vlerë prej 95 eurosh.

Ndërsa, gruaja që i punon në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, merr pagën 6 mijë e 910 euro.

Hoti ka deklaruar se ka 2 mijë 651 euro para të gatshmë nëpër insitutcionet financiare, ndërsa ka detyrime financionare ndaj NLB Banka pasi kishte marrë kredi në vlerë mbi 27 mijë euro për të blerë një banesë, gjithashtu ai ka marrë hua 5 mijë euro për të blerë tokë.

Në total për një vit Avdullah Hoti merr 54 mijë e 610 euro. Apo mesatarisht në muaj 4 mijë e 550 euro.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

3 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

8 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

22 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

23 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago