FOTO&VIDEO

Njerëzit me mjekra në rrezik më të madh nga koronavirusi

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve paralajmëron se mjekrat e burrave mund t’i bëjnë maskat mbrojtëse të padobishme.

Maskat nuk përshtaten

Mjekra e fryrë ose një mjekër e vogël nën buzën e poshtme, mund të mos jetë trendi i fundit i modës tani, por është një zgjedhje më e mirë kur bëhet fjalë për mbrojtjen nga koronavirusi sesa mjekrat e mëdha, paralajmërojnë ekspertët e Shëndetit të SHBA.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) pretendon se stile të ndryshme të mjekrës mund të parandalojnë maskën të ngjitet në fytyrë, duke e bërë atë të padobishme.

Funksioni i frymëmarrjes

Një fytyrë plotësisht e rruar do të lejojë që maska mbrojtëse të vendoset siç duhet. Disa stile të tjera të mjekrës, të tilla si të ashtuquajturat mjekër tre-ditore ose mjekra që shtrihet vetëm përgjatë buzës së nofullës, nuk rekomandohen, pasi ato mund të dëmtojnë funksionin normal të frymëmarrjes.

Çështja është se hulumtimet kanë treguar që qimet nën sipërfaqen e maskës shkaktojnë 20 deri në 1000 herë më shumë rrjedhje të ajrit dhe të gjitha grimcat që janë në të në krahasim me një fytyrë plotësisht të rruar, transmeton KosovaPress.

Një shembull nga historia

Rruajtja dhe zvogëlimi i mjekrës në mënyrë që ato të futen nën maska ​​mbrojtëse nuk është e re. Në një ese, Alexander Moritz Frey përshkroi se si Adolf Hitleri u këshillua gjatë Luftës së Parë Botërore të shkurtojë mustaqet në madhësinë e një furçe dhëmbësh për t’u vendosur nën një maskë mbrojtëse, dhe ai më pas vendosi të mbajë atë formë specifike të mustaqeve.

Ndryshe, CDC nuk rekomandon të mbani maska ​​mbrojtëse gjatë gjithë ditës, por vetëm në situata kur rritet mundësia e infeksionit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 minuta ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

49 minuta ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

5 orë ago