BOTA

Arrestohen 20 princër të tjerë në Arabinë Saudite

Pas raportimit të fundit për arrestime të pjesëtarëve të lartë të familjes mbretërore të Arabisë Saudite, autoritetet kanë arrestuar 20 princër të tjerë me urdhër të princit të kurorës Mohammad bin Salman, shkroi Middle East Eye (MEE).

Portali i lajmeve me bazë në Londër pohoi se pas arrestimit të princit Ahmed bin Abdulaziz, vëllait të mbretit Salman, princi i kurorës ka urdhëruar arrestimin e 20 princërve të tjerë me akuzën për organizimin të një tentative për grusht shteti.

Në mesin e të arrestuarve thuhet se janë Nayef bin Ahmed bin Abdulaziz, biri i princit Ahmed, ish-princi i kurorës Mohammad bin Nayef dhe gjysmëvëllai i tij Nawaf.

Në raportimin e MEE thuhet se princërit e arrestuar janë akuzuar për takim me fuqi të huaja për të realizuar një grusht shteti ndaj princit të kurorës.

Siç theksohet më tej, në urdhrin për arrestimin e princërve gjendet edhe nënshkrimi i mbretit Salman.

Po ashtu, portali shkroi se ish-princi i kurorës Nayef është ankuar për ndërprerjen e benificioneve mbretërore dhe se pas arrestimeve, Mohammad bin Salman ka kërkuar nga princat e tjerë të postojnë në Twitter duke shprehur besnikëri ndaj tij. Sipas MEE, tre princa deri më tani e kanë pranuar këtë kërkesë.

Më herët, gazeta amerikan Wall Street Journal raportoi për arrestimin e tre anëtarëve të lartë të familjes mbretërore.

Në nëntor të vitit 2017, autoritetet saudite arrestuan dhjetëra biznesmenë dhe princër me akuzat për korrupsion.

Që atëherë, bin Salman, i cili është përballur me kritika të ashpra për rolin e tij të dyshuar në vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, ka konsoliduar kontrollin e tij mbi pushtetin


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

7 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

11 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

11 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

20 orë ago