KRYESORE

Njeriu i i Putinit që u plagos në Ukrainë, dikur bënte thirrje për lirimin e Karaxhiqit dhe Mlladiqit – kërcënoi edhe Malin e Zi me sulm ushtarak

Ish-shefi i agjencisë hapësinore ruse Roscosmos, Dmitry Rogozin, i cili mbrëmë u plagos nga granatimet ukrainase në Donetsk, në të kaluarën kishte bërë thirrje për lirimin e kriminelëve serbë të luftës dhe kishte kërcënuar Malin e Zi me sulme ushtarake.

Këshilltari i tij ka konfirmuar se Rogozin nga ky sulm ka pësuar lëndime në shpinë, dhe është dërguar në spital për trajtim.

Rogozin në fillim të qershorit kërcënoi Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, se Rusia mund t’i shënjestronte me raketa balistike, pasi këto tri vende të Evropës Lindore ndaluan fluturimin e aeroplanit me të cilin ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov duhej të mbërrinte në Beograd.

Disa ditë më vonë, ai pati thënë se shpreson që të dënuarit për krime lufte Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq të lirohen.

“Dy heronjtë e popullit tonë vëllazëror dhe dy miqtë e mi. Nga viti 1994 deri më 1996 jemi takuar shpesh. Një ditë do t’ju tregojë në detaje për këto takime”, pati shkruar Rogozin në Twitter.

“Shpresoj se do të nxirren nga qelitë e Hagës, ku për shumë vite tentojnë t’i dënojnë për krime të tjerëve, të cilat janë frymëzuar nga SHBA-të dhe ndihmësit e saj. Serbët në Bosnje dhe populli serb në tërësi i qëndrojnë besnik traditës së miqësisë sonë shekullore. Shpresoj që malazezët t’i rrëzojnë tradhtarët nga pushteti dhe të kthehen në familjen tonë. Vetëm harmonia do t’i shpëtojë serbët”, shtoi ai.

Rogozin u shkarkua nga posti i kreut të agjencisë ruse të hapësirës në mes të korrikut. Presidenti rus Vladimir Putin emëroi Yuri Borisov, ish-zëvendëskryeministër dhe zëvendësministër i Mbrojtjes, në krye të Roscosmos.

Pas emërimit të kreut të ri të agjencisë, zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov tha për agjencinë TASS, se Rogozin do të emërohet në postin e ri “kur të vijë koha”.

Peskov nuk dha asnjë informacion shtesë për shkarkimin e Rogozin, por theksoi se Rogozin largohet nga Roscosmos sepse Kremlini është i pakënaqur me punën e tij.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

50 minuta ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

14 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

15 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago