Ambasadori amerikan për Liritë Fetare Ndërkombëtare, Sam Broënback do të bëj një vizitë në vendet e Ballkanit.
Ai do të vizitojë Serbinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Hollandën nga 10 deri në 20 Nëntor, tha Departamenti i Shtetit, shkruan Indeksonline.
Brownback do tw vizitojë fillimisht Beogradin me 11 nëntor. Atje do të takohet me Patrikanën Ortodokse Serbe Irinea dhe përfaqësues të grupeve të tjera fetare për të diskutuar lirinë e fesë në Serbi.
Ambasadori Brownback do të arrijë në Prishtinë në 14 nëntor për të folur në një ngjarje të organizuar nga Ambasada e SHBA në Kosovë për pluralizmin fetar të rinjve nga komunitete të ndryshme fetare. Ambasadori Brownback gjithashtu do të takohet me udhëheqësit fetarë.
Më 18-19 nëntor, Ambasadori Brownback do të jetë në Tiranë, Shqipëri, ku do të flasë në konferencën “Feja si një instrument i paqes”. Shqipëria po pret këtë konferencë rajonale që synon promovimin e lirisë fetare në rajon. Ambasadori Brownback gjithashtu do të takohet me udhëheqës të ndryshëm qeveritar dhe fetarë në Shqipëri.