Louisa Rozova (Rudnova) – thuhet se është vajza jashtëmartesore e Vladimir Putinit – ka publikuar një foto ku tregon fytyrën e saj dhe ka postuar një fjali që tingëllonte si një vendim personal:
“Ndihem kaq mirë t’ia tregoj përsëri fytyrën time botës. Më kujton çdo ditë se si linda – dhe kush ma shkatërroi jetën. Njeriu që mori miliona jetë dhe shkatërroi timen”.
Rozova lindi në Shën Petersburg në vitin 2003 me emrin Elizaveta Krivonogikh.
Certifikata e saj e lindjes nuk e ka të listuar babain, por përfshin patronimin “Vladimirovna”.
Pas 24 shkurtit, ajo u largua nga Rusia për në Francë, ku studioi dhe kuroi ekspozita kundër luftës.
Më parë, artistja ruse Nastya Rodionova refuzoi publikisht të punonte me galeritë pariziene të menaxhuara nga Rozova, duke thënë se nuk do të merrte pjesë në projekte që përfshinin dikë që “përfitonte nga regjimi rus”.
Në përgjigje, Rozova shkroi në rrjetet sociale:
“A jam vërtet përgjegjëse për veprimet e një familjeje që as nuk më dëgjon?”.
Kjo është ajo çfarë ka të thotë vajza ilegale e Putinit, me ose pa kod, për njeriun qe duket se përtej gjithë kontinentit dhe një pjese të mirë të botës, ka shkatërruar edhe jetën e saj!
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…