Perolla Pires dyshohet se është detyruar të qëndrojë pa ushqim dhe ujë për ditë me radhë nga nëna dhe njerku i saj.
Një ditar i mbajtur nga një vajzë 11-vjeçare thuhet se ka zbuluar se si ajo vuajti nga një regjim brutal i “agjërimit” nga prindërit e saj, në muajt e fundit përpara se ajo të vdiste nga uria.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Perolla Pires dyshohet se është detyruar të qëndrojë pa ushqim dhe ujë për ditë me radhë nga prindërit e saj në Brazil.
Në ditarin prej 300 faqe të shkruar me dorë, ajo rrëfen se si prindërit e saj e bënë atë të lutej në heshtje me orë të tëra dhe të kryente ushtrime të forta për ta ‘ndëshkuar’ – ndërsa ajo ishte veçse e kequshqyer.
Siç thuhet tutje, 11-vjeçarja vdiq në spital muajin e kaluar, dhe nëna e saj 26-vjeçare Aline dhe njerku 47-vjeçar Enri janë akuzuar se shkaktuan vdekjen e saj. Mbikëqyrësi i policisë Ricardo Mamede tha se ai besonte se Perolla kishte pësuar ‘tortura afatgjata’.
“Njerku i saj ka bindje të forta fetare dhe besonte se fëmijët duheshin shpëtuar dhe të pastroheshin”, tha oficeri i policisë. “Ai pretendoi se kjo mund të ndodhte vetëm përmes agjërimit”.
Fëmija dyshohet se ishte mbajtur i mbyllur në dhomën e saj në apartamentin e familjes në Ubatuba dhe u ndëshkua me një rutinë të rreptë kur akuzohej për ‘sjellje të këqija’ dhe ‘gënjeshtra’.
Vëllai i saj tetë vjeçar gjithashtu raportohet se është marrë nën kujdes.
Policia u njoftua për gjendjen e vështirë të vajzës nga mjekët e urgjencës pasi prindërit e saj e çuan atë në një spital më 24 tetor, pesë muaj pasi ajo kishte shkuar për herë të fundit në shkollë.
Ekipi mjekësor pretendoi se ajo mbërriti e pajetë dhe e zbehtë dhe u shpall e vdekur gjatë ekzaminimit.
Një autopsi tregoi shkakun e vdekjes duke thënë se ishte kequshqyerja.
Policia tha: “Ne besojmë se Perolla pësoi tortura afatgjata dhe vdiq nga uria dhe u detyrua të ushtronte dhe të lutet. Por ka indikacione se ajo ishte kequshqyer me muaj”.
“Në ditar ajo shkroi se si kishte bërë shpesh ushtrime abdominale dhe një larmi përkuljesh në stomakun bosh”.
Dënimet supozohet se filluan me mohimin të një ushqimi ndaj saj, pastaj duke e rritur atë në dy derisa agjërimi të zgjatej për disa ditë.