BOTA

Njohja e pavarësinë së Donjeck dhe Luhansk nga Damasku, Zelensky njofton shkëputjet e lidhjeve diplomatike me Sirinë

Ukraina ka shkëputur lidhjet diplomatike me Sirinë, pasi Damasku ka njohur pavarësinë e rajoneve lindore ukrainase, Donjeck dhe Luhansk.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur këtë vendim përmes një postimi në Telegram. “Nuk do të ketë më marrëdhënie në mes të Ukrainës dhe Sirisë”, ka thënë Zelensky, duke thënë se presioni me sanksione kundër Sirisë, “do të jetë edhe më i madh”.

Donjecku dhe Luhansku, që njihen së bashku si Donbas, janë duke u përballur me luftime të ashpra, si pasojë e luftës që ka nisur Moska kundër Ukrainës, pak pasi ka njohur pavarësinë e këtyre dy rajoneve.

Disa pjesë të Luhanskut dhe Donjeckut, janë nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Moska, prej kur Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014.

Leonid Pasechnik, lider i separatistëve në Luhansk, ka falënderuar Sirinë dhe presidentin sirian, Bashar al-Asad, për atë që e ka konsideruar “gjest politik të përgjegjshëm dhe të guximshëm” për njohje të Luhanskut si shtet sovran dhe të pavarur, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve TASS.

Siria, aleate e ngushtë e Rusisë, ka përfituar ndihmë ushtarake ruse në luftën e saj civile, është shteti i parë, pas Rusisë, që njeh pavarësinë e këtyre dy rajoneve separatiste.

Siria ka qenë edhe në të kaluarën në anën e Rusisë. Më 2018, është pajtuar për të njohur Abhazinë dhe Osetinë, rajone të shkëputura gjeorgjiane, si shtete të pavarura. Ky hap ka nxitur Gjeorgjinë që të shkëpusë marrëdhëniet me Sirinë./REL


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

24 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago