Gjatë ditës së djeshme, 11 persona që dyshohen për dallavere me subvencione kanë përfunduar në pranga pas një aksioni të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Në mesin e të arrestuarve, tre janë persona zyrtarë.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se zyrtarët që u prangosën pasi dyshohet se janë përfshirë në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘dhënia e ryshfetit’, ‘mashtrimi me subvencione’ ‘falsifikimi i dokumenteve zyrtare’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’, janë Liridon Fandaj – asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Suharekës, Arton Elezi – zyrtar në Drejtorinë e Bujqësisë në Viti dhe Bekim Bruqi – zyrtar në Institutin e Bujqësisë në Pejë.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…