Norvegjia dërgon sistemin e mbrojtjes ajrore në Ukrainë

Norvegjia i ka dhuruar Ukrainës një sistem të mbrojtjes ajrore Mistral. Lajmi u konfirmua nga ministri norvegjez i Mbrojtjes, Bjørn Arild Gram.

Sipas tij sistemi i mbrojtjes ajrore është një armë efektive dhe do të jetë me përfitim të madh për Ukrainën.

Norvegjia po i siguron Kievit rreth 100 raketa Mistral dhe një numër të vogël njësie lëshimi, sipas ministrisë së Mbrojtjes.

Sistemi Mistral ishte duke u hequr gradualisht nga ushtria norvegjeze, por është ende një armë moderne dhe efektive që do të jetë me përfitim të madh për Ukrainën, tha Gram.

Armët ishin dërguar jashtë Norvegjisë, tha ministria.

Ministria njoftoi gjithashtu se Norvegjia kishte dhuruar më parë një total prej 4,000 raketash antitank dhe disa lloje të pajisjeve mbrojtëse, si dhe pajisje të tjera ushtarake.