KRYESORE

‘Nuk do dështojmë’! Austin: Nëse fiton Putin, Europa do ketë pasoja si kurrë më parë

Nëse Putin fiton në Ukrainë, Europa do të përballet me një kërcënim që nuk e ka parë në jetën e saj. Paralajmërimin e dha Sekretarit Amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin gjatë prezantimit të paketës së ndihmës 6 miliard dollarësh për Ukrainën.

Gjithashtu Austin bëri të ditur llojet e armatimeve moderne që do të marrë Kievi, duke përfshirë edhe interceptues të mbrojtjes ajrore dhe raketat Patriot.

“Rezultati në Ukrainë do të përcaktojë trajektoren e kohës sonë. Nëse Putini mbizotëron në Ukrainë, pasojat e sigurisë do të jenë të rënda dhe Evropa globale do të përballet me një kërcënim sigurie që nuk e ka parë kurrë në jetën e saj. Siç ka vënë në dukje Presidenti Biden, Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë, nëse Kremlini ia del mbanë, çdo tiran në tokë do ta marrë si shembull”, tha sekretari Austin.

Reagimi i shpejt amerikan vjen pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u bëri thirrje vendeve perëndimore të ofrojnë sisteme shtesë mbrojtëse për të krijuar një mburojë ajrore kundër raketave të tjera ruse. Sekretari i mbrojtjes theksoi se, SHBA nuk duhet të dështoi.

“Dy vjet më vonë, grupi i kontaktit qëndron i fortë dhe ky koalicion qëndron bashkë dhe nuk do ta humbasim fuqinë. Në nuk do të bëjmë lëvizje të nxituara dhe nuk do të dështojmë”, shtoi zyrtari i lartë i Mbrojtjes.

Armatimet e reja mund të përmirësojë shanset e Kievit për të shmangur një përparim të madh rus në lindje, thonë analistët ushtarakë. Por është e paqartë se sa presion mund të ushtrojë Kievi pas muajsh shkatërrimi të artilerisë pasi rezervat e tij janë zvogëluar. Kievi gjithashtu përballet me mungesë trupash në fushën e betejës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Skandal në Kishën Ortodokse Serbe/ Kryepeshkopi Porfirije Periq akuzohet për abuzime dhe presion psikologjik ndaj punonjësit të Kishës

Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…

3 orë ago
  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

5 orë ago
  • KRYESORE

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…

6 orë ago
  • BOTA

Flamuri izraelit projektohet në zemër të Teheranit

Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit  i projektuar në qendër të…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Kam humbur babanë dhe gruan”, Khamenei: Do të marrim hak për dëshmorët tanë

Gjatë deklaratës së tij, udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Khamenei, bëri gjithashtu thirrje për…

7 orë ago