Një porosi tjetër drejtuar ministrave në mbledhjen e parë të qeverisë ishte të mbajnë familjen larg si dhe nuk do I shpëtojnë akuzave edhe sikur të mbyllen në kullë si Oso Kuka
“Familja ime nuk ka asnjë lidhje me punët e shtetit. Mbani larg nga dyert e zyrave të shtetit, fondet publike dhe kërkesat e të tretëve qofshin kushërinj, krushq apo miq.
Nga llafet e akuzat nuk do të shpëtoni kurrë edhe sikur të mbylleni në kullë si Oso Kuka apo të flini vetëm gjumë por e drejta e vërteta mundi janë ato që vlejnë, të tjerët I merr era e harresës.
Prandaj përqëndrohuni në punë, punoni pa u lodhur, pa u bërë hile as punën dhe askujt, mos u shpërqëndroni nga agresionet e padenja dhe thashethemet e pavarura. Sa më shumë të përpiqeni aq më shumë do të goditeni.” tha Edi Rama.