POLITIKE

“Nuk do ta dorëzojmë Kosovën”, Vuçiç i nervozuar pas betimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka komentuar përsëri betimin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, duke thënë se ajo çfarë ndodhi sot “nuk do të thotë se do të heqim dorë nga Kosova”, duke e akuzuar për këtë komunitetin ndërkombëtarë, pasi që ai mendon se janë në përkrahje të Prishtinës zyrtare.

“Çfarë do të thoshin për Serbinë nëse në zgjedhje do të dilnin tre për qind e votuesve? Na thonë se është çështje legjitimiteti kur dalin mbi 50 për qind. Unë dua që ju të dini se asgjë që ndodh sot nuk është rastësisht. Ata menduan dhe prisnin që ne t’ua dorëzonim Kosovën në një pjatë. Ata prisnin që ne të thoshim se jemi pajtuar dhe se kanë pasur të drejtë kur na kanë bombarduar fëmijët dhe na kanë prishur fabrikat”, tha Vuçiç.

Ndërsa, ai beson se kjo situatë që është krijuar është si pasojë e deklaratës së tij se “nuk do të heqë dorë nga Kosova”.

“Meqë thamë se nuk do të heqim dorë nga normat juridike ndërkombëtare, Kushtetuta e Serbisë dhe integriteti territorial i Serbisë filluan të shkaktojnë probleme”, shtoi ai.

Ndërkaq, presidenti serb theksoi se “Perëndimi thotë se mund ta bëjë kështu”, duke shtuar se “QUINT-i pretendon se zgjedhjet janë të ligjshme”.

“Sot vendi ynë po përballet me vështirësi të panumërta. Këto vështirësi ndonjëherë janë të jashtme, ndonjëherë të shkaktuara nga brenda. Gabohen të gjithë ata që mendojnë se Serbia është një grusht tërshërë dhe se me Serbinë do të përfundojë lehtë si në vitin 2000”.

Tutje, kreu i Serbisë deklaroi se “është i shqetësuar për situatën në Kosovë”, dhe përsëriti qëndrimin e Listës Serbe, të cilët kanë paralajmëruar se më datën 1 qershor do përgjigjen dhe do reagojmë me të gjitha mjetet, kjo pas betimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut.

“Çfarëdo që të bëjë Prishtina, në fund do të jetë faji i Serbisë, sepse Kosova është fëmija i tyre. Serbia është e vogël dhe e dobët ndaj gjithë atyre të mëdhenjve. Ajo që mund të bëjmë është të ruajmë emrin dhe mbiemrin tonë dhe vendin tonë dhe këtë po e bëjmë dhe për çdo gjë tjetër kam frikë se do të duhet të jemi gjithnjë e më të fortë për të mbrojtur Serbinë”.

Ndryshe, Erden Atiq nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes këtë të premte është betuar si kryetar i ri i Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Në seancën solemne të organizuar në sallën e Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Atiq dha betimin para asamblistëve të komunës.

“Unë Erden Atiq betohem se si kryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut do të kryejë detyrat në mënyrë të paanshme, me ndërgjegje dhe në përputhje me ligjin, në mënyrë që t’i siguroj kushtet për një jetë të qetë”, tha Atiq.

Vendimi i parë i Atiq si kryetar komune ishte emërimi i Katarina Agjançiç si nënkryetare e tij.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait

Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…

36 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Trump ia bën me gisht gazetares: Je një person shumë i bezdisshëm

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

8 orë ago
  • KRYESORE

‘’Ju pret e ardhme e keqe!’’ Trump kërcënon NATO-n për Hormuzin, Kina: Të ndalen luftimet

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…

8 orë ago
  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

12 orë ago