Mbrëmjen e sontshme në Gjilan, ka ndodhur një ngjarje jo fort e zakonshme.
IndeksOnline mëson se në “Imprevu Lounge Bar”, një person ka hyrë brenda lokalit me veturë, pasi të njejtit nuk i ishte lejuar të kishte qasje në këtë lokal.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore.
IndeksOnline do të ju mbajë të informuar rreth rastit.