Gjatë të dielës, në Podgoricë të Malit të Zi, nacionalistët serbë kanë mbajtur një tubim në mbështetje të pushtimit rus në Ukrainë.
Ata po ashtu kanë kënduar këngë shoviniste për Kosovën.
Analist i Ballkanit Perëndimor nga Instituti i Evropës së Re, Jakub Bielamowicz, ka publikuar disa pamje ku shihen veprimet e serbëve.
Ai ka thënë se NATO po e injoron plotësisht kërcënimin që paraqet nacionalizmi serb në një shtet anëtar të saj.
“Pamjet urrejtëse nga kryeqyteti i Malit të Zi, Podgorica, ku nacionalistët serbë organizojnë një tubim në mbështetje të pushtimit të Rusisë në Ukrainë, duke kënduar gjithashtu këngë për Kosovën. NATO e injoron plotësisht kërcënimin që paraqet nacionalizmi serb në këtë shtet anëtar”, shkroi ai.
Ndërsa sipas fotografive, prapavijë, shihet një flamur ku në hartën e shtetit të Kosovës është vendosur flamuri serbe.
Po ashtu shihet edhe flamuri i Rusisë ku në të është vendosur shenja “Z”, e cila është një simbol i luftës së Rusisë në Ukrainë.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…