LAJME

“Nuk ekziston askund më mirë, kurrë nuk ka ekzistuar më mirë”, shqiptarë nga të gjitha trevat festojnë në Prishtinë

Në natën e ndërrimit të moteve qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin e festimeve në rrugën “Xorxh Bush” në Prishtinë, aty ku janë shtëpizat e festës për të festuar.

Me fishekzjarrë e muzikë “live”, qytetarët nga treva të ndryshme të ndryshme pritën Vitin e Ri në kryeqytet, derisa uruan një vit të mbarë, ata shpresojnë edhe për një ekonomi më të zhvilluar dhe punësim më të madh.

Përparim Tmava, qytetar i cili ka ardhur nga Londra, ka uruar të gjithë shqiptarët vitin 2023.

“Shumë atmosferë e mirë, është kënaqësi me pa Prishtinën kështu. Vij nga Londra, u kënaqa… Viti 2023 të jetë më i suksesshëm për të gjithë, uroj shëndet të gjithëve… Urojmë punësim më të madh, ekonomia të jetë më e zhvilluar”, tha Tmava.

Alfred Halilaj nga Tirana uroi që viti 2023 të jetë vit më i mbarë në të gjitha aspektet, ndërsa tha se shpreson që gjatë këtij viti institucionet të bëjnë më shumë për bashkimin kombëtar.

“Mrekulli, nga Tirana këtu edhe pse në fakt ishim nis ndryshe por përfunduam në Prishtinë, mjaft bukur. Gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo që janë, sidomos shqiptarë të Kosovës , janë fantastik… Po urojmë që të bëjmë shumë më shumë për një bashkim tonin kombëtar, mos ta lëmë në letra por të punojmë shumë, të rritemi ekonomikisht dhe pastaj natyrshëm do t’i arrijmë edhe ato objektivat afatgjate që kemi si komb”, tha Halilaj.

Edhe qytetari Ismail Bllacaku, i cili kishte dalë me familje për ta festuar festën është shprehur i kënaqur me organizimin e aktiviteteve në kryeqytet.

“Nuk ekziston askund më mirë, kurrë nuk ka ekzistuar më mirë… Kryeqyteti ynë është më i miri që ekziston në rruzullin tokësor sepse është i joni… Unë jam dalë me dy familjarë dhe nuk ekziston asgjë më mirë se me prit Vitin e Ri në kryeqytet”, tha Bllacaku.

Omer Pajaziti, qytetar nga Gostivari, është shprehur i kënaqur me atmosferën në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

“Ne jemi nga Gostivari dhe kemi ardhur për të festuar këtu… Atmosfera mirë, fantazi”, tha Pajaziti.

Ndërkaq edhe qytetarja, Katarin Klimasek e cila vjen nga Polonia tha për KosovaPress se Prishtina është vendi më i preferuar e në të cilin ndihet rehat.

“Atmosfera sonte është super fare. Jetoj në Shqipëri dhe jam nga Polonia dhe nuk ka si Prishtina. Prishtinën e kam në zemër… Vetëm shëndet edhe dashuri, veç dashuri… Uroj gjithë të mirat”, tha Klimasek.

Në shesh për të festuar së bashku me qytetarët është parë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, që shkurtimisht uroi për rastin e ndërrimit të viteve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

1 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

5 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

21 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

24 orë ago