Sot në mëngjes objekti i supermarketit ‘ETC’ që gjendet në Klinë është kapluar nga zjarri. Ky është rasti i dytë brenda katër muajve ku objekte të Elkos përfshihen nga zjarri.
Pronari i ELKOS Group, Ramiz Kelmendi tha për Gazetën Insajderi se nuk i duket normale kjo. Ai tha se ka kërkuar hetime edhe përmes kamerave nga policia për të parë nëse zjarri është vënë qëllimisht.
“Isha për ta parë nga afër. Aty ishin policia, zjarrfikësit dhe e gjithë ekipa relevante. Dhanë mundësitë që kishin për mos ta lënë të zgjerohet zjarri por si duket është dëmtuar krejtësisht. Kërkova nga policia të hulumtojnë, të shikojnë kamera, të bëjnë hulumtime me të thella“, tha Kelmendi për Insajderin.
Teksa shtoi se nuk ka marrë asnjë kërcënim dhe nuk ka informata nëse zjarri mund të jetë i qëllimshëm.
“Nuk është normale që të ndodhin dy zjarre njëra pas tjetrës. Unë nuk kam ndonjë kërcënim as nuk kamë ndonjë informatë, por kërkesa është që të hulumtohet me thellë“, përfundoi Kelemendi.
Një zjarr i madh në mars kishte përfshirë objektin e Elkos Center në Pejë. Aty tetë persona nuk kanë marrë lëndime të rënda por vetëm janë helmuar nga tymi dhe tanimë janë liruar.
Kjo është 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj nga Lezha, e cila një ditë më parë ndërroi jetë…
Në Teheran, situata politike dhe ushtarake mbetet e tensionuar pas sulmit që goditi familjen e…
“Djalli ka vdekur”, me këtë mesazh, kundërshtarët në Iran po përhapin informacionin se personi që…
Admirali Brad Cooper, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), deklaroi se si rezultat i…
Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin…
Policia e Kosovës në një komunikatë të përbashkët me Prokurorinë Themelore të Prizrenit, kanë njoftuar…