KRYESORE

Shkencëtarët të alarmuar: Ngrohja globale e paprecedentë, priten rekorde të reja temperaturash

Një seri rekordesh në temperatura, ngrohjen e oqeaneve dhe akullit në detin e Antarktidës kanë alarmuar shkencëtarët, të cilën vlerësojnë se shpejtësia dhe koha në të cilën po ndodhin fenomenet është e paprecedentë.

OKB ka paralajmëruar se valët e rrezikshme të të nxehtit në Europë mund të thyejnë rekorde të mëtejshme. Shkencëtarët pohojnë se është e vështirë të lidhësh menjëherë ngjarjet me ndryshimet klimatike, pasi moti dhe oqeanet janë shumë komplekse. Teksa po zhvillohen një numër studimesh, ekspertet druhen se disa prej skenarëve më të këqij po bëhen tashmë realitet.

“Sipas tendencës që po shohim nuk duhet të presim një klimë stacionare. Nuk do të ketë një normalitet të ri, sa i përket klimës, por ajo vetëm do të vazhdojë të ndryshojë. Të gjitha të dhënat sugjerojnë se do të shohim rritje të intensitetit dhe frekuencës së valëve të të nxehtit”, tha John Nairn, ekspert për të nxehtin ekstrem.

Sipas studiuesit, Dr Paulo Ceppi nga universiteti Imperial College ne Londer, toka është tani në një territor të pa eksploruar, për shkak të ngrohjes globale nga karburantet fosile dhe fenomenit el nino, sistemi natyror Ingrohjes së motit, i pari qe prej 2018-s.

Bota përjetoi ditën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në muajin korrik, duke thyer rekordin e temperaturës mesatare globale të shënuar në 2016-tën. Temperatura mesatare globale i kaloi 17 gradë për herë të parë duke shënuar 17.08 në 6 korrik sipas shërbimit të BE te monitorimit të klimës, Copernicus. Sipas ekspertëve, vala e të nxehtit ekstrem që ka përfshirë Mesdheun, Amerikën e Veriut, Afrikën dhe Azinë, pritet të vazhdojë edhe përgjatë gushtit me temperatura mbi 40 gradë celsius.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

6 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

24 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago