Policia e Kosovës ka bërë të ditur se persona të pa njohur gjatë ditës së djeshme kanë vjedhur rrethojat e autostradës ‘Ibrahim Rugova’, shkruan Gazeta Metro.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se dje rreth orës 10:15, në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, konkretisht në fshatin Gelancë të Suharekës, disa persona kanë vjedhur rrethojat e kësaj autostrade.
Nuk dihet vlera e dëmit të shkaktuar dhe rasti është duke u hetuar.
Kujtojmë që vjedhje të tilla ka pasur edhe më herët në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, por që më vonë ishte kapur personi në flagrancë duke i vjedhur ato.
Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:
Fsh. Gelance, Suharekë 03.04.2020 – 10:12. Është raportuar se persona të pa njohur kanë vjedhur rrethojat e autostradës. Nuk dihet vlera e dëmit. Rasti është duke u hetuar.