B.G. nga Drenoci i Rahovecit është kërcënuar me armë e granata nga bashkëfshatari i tij A.B.
Sipas viktimës, ka disa vite që përballet me sulme e tentimvrasje dhe pretendon se këto lidhen me bindjet e tij politike.
B.G. deklaron se i dyshuari i ka ardhur pas mesnatës te shtëpia, duke e kërcënuar me armë dhe i ka lënë granatën në hyrje të oborrit.
Ai i lidh rastet e tij edhe me disa politikanë, ndërkaq pretendimet i ka paraqitur në Prokurorinë Themelore në Gjakovë edhe muaj më parë.
Ndaj të dyshuarit është kërkuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.