Nuk ka qetësi në Mitrovicë, përleshje masive në qendër të qytetit

Dy persona janë lënduar pas një përleshje që ka ndodhur para pak minutash në qendër të Mitrovicës.

Mediat lokale raportojnë se përleshja ka ndodhur afër ndërtesës së komunës.

Sipas dëshmitarëve, nga një veturë e tipit “Audi” kanë dalur disa persona me ç’rast i kanë rrahur dy të tjerë duke ua dëmtuar edhe veturën e tipit “Mercedes”

Nga kjo përleshje mësohet se janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar me ambulancë në spital.