LAJME

“Nuk mund ta besoj se është në varr”, flet për herë të parë nëna e 14 vjeçares së vrarë në Shkup

Nëna e Vanja Gjorçevskës, e vrarë  në Shkup ka folur për herë të parë pas pas vrasjes së vajzës së saj.

Ajo për gazetën serbe “Republika” ka thënë se është shkatërruar nga vdekja e vajzës, por tani më e rëndësishmja për të është të zbulojë të vërtetën e asaj që ndodhi.

Ajo thotë se me ish-burrin ishin të divorcuar para pesë vitesh dhe nuk kishin ndonjë problem rreth kujdestarisë së fëmijëve.

“Është e pakuptueshme për mua pse vajza ime e vogël e bukur është në varr. Kam një sëmundje kronike, por po mbahem. Për mua është e rëndësishme vetëm të zbuloj të vërtetën. Vajza tjetër është e sëmurë, të gjithë shpresojmë të jetë mirë. Nuk di asgjë, e gjithë kjo për mua me duket si joreale. Ne ishim të divorcuar prej pesë vitesh dhe nuk e di se çfarë po bënte ai dhe me kë. Ne kishim marrëdhënie të mira për shkak të fëmijëve, nuk ishim të grindur për kujdestarinë, edukimin. Ai mund t’i shihte vajzat kur të donte ose kur të donin fëmijët. Nuk më interesonte jeta e tij. Jeta ime ishin fëmijët dhe puna ime. Ai ishte lënë i qetë , për të më lënë mua të qetë”, ka thënë për Republikën serbe nëna e Vanja Gjorçevskës, Zorica.

Trupi i pajetë i 14-vjeçares u gjet më 3 dhjetor në Shkup, gjashtë ditë pasi ishte zhdukur pasi kishte dalë nga shtëpia, ndërsa 74-vjeçari u gjet i vdekur në Veles ditën e njëjtë.

Spasovski tha se i arrestuari ndodhet në qendrën e ekstradimit në Turqi dhe se pritet që shumë shpejt institucionet maqedonase të paraqesin kërkesën për ekstradimin e tij në Shkup.

Me këtë, siç tha, Spasovski MPB-ja ka zbardhur në tërësi rastin për të cilin tashmë ka të pesë të akuzuar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

4 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

5 orë ago
  • KRYESORE

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë, ministria e Mbrojtjes: U neutralizua nga NATO

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…

6 orë ago
  • BOTA

Katër anëtarë të ekuipazhit të avionit amerikan u vranë

Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…

6 orë ago