POLITIKE

“Nuk duhet të lejojmë Putin të fitojë”, Biden: Pas Ukrainës, Rusia mund të sulmojë vendet e NATO-s!

Ndihma jetësore për Ukrainën në luftë, vijon të mbetet peng e mosmarrëveshjeve në Kongresin Amerikan. Republikanët në Senat, bllokuan paketën e parë të ndihmave, pasi dështuar të siguronin kompromiset e kërkuar në këmbim për kontrollin kufitar.

Paketa prej 110 miliardë dollarësh përfshinte 61 miliardë për Kievin, fonde për Izraelin dhe ndihma për gazën. Ndërsa republikanët janë zakonisht në favor të mbështetjes për Ukrainën, disa po e shfrytëzojnë çështjen si levë, për të adresuar shqetësimet mbi emigracionin e paligjshëm në kufirin jugor.

51 senatorë, përfshirë çdo përfaqësues republikan votuan kundër projektligjit, dhe 49 pro. Votimi e zhyt në ujëra edhe më të pasigurta fatin e luftës në Ukrainë duke detyruar negociata të reja mes ligjvënësve para pushimeve të fundvitit.

Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje Kongresit të mos lejojë fitoren e Putinit, i cili siç tha, pas Ukrainës mund të sulmojë një vend të NATO-s.

“Nëse Putin merr Ukrainën ai nuk do të ndalet. E ka bërë të qartë këtë. Ai mund të sulmojë një shtet anëtar të NATO-s kur ne jemi zotuar se do të mbrojmë çdo centimetër territori.”, tha Biden.

Gjatë një lidhje video me krerët e G7 presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se Moska po shpreson të shkaktojë krisje në unitetin e vendeve perëndimore.

Sakaq, krerët e 7 ekonomive më të avancuara, mes të cilëve Biden dhe Sunak, thanë se mbeten të përkushtuar për të mbështetur Ukrainën. Deklarata vjen mes shqetësimeve se përkrahja e perëndimit për Ukrainën po zbehet, pasi Kievi nuk po përparon në fushëbetejë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

4 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

5 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

15 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago