LAJME

“Nuk pranoi t’i paguaja drekën”, Samir Mane tregon takimin me përfaqësuesin e Forbes: Pagoi vetëm pjatën e tij

Biznesmeni Samir Mane është renditur në listën e revistës prestigjioze Forbes si një nga miliarderët e botës, i pari në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, me një pasuri prej 1.4 miliardë Dollarë.

Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, biznesmeni Mane ka treguar se si e mësoi lajmin për renditjen në listën e Forbes, sa kohë ju desh revistës që të bënte analizat financiare dhe a kishin ardhur në Shqipëri përfaqësues të tyre.

Madje, Samir Mane ka treguar edhe një episod me përfaqësuesin kryesor të grupit të punës së Forbes që u mor me analizat financiare të kompanive që zotërohen prej biznesmenit.

Blendi Fevziu: Sa e mendon pasurinë tënde? E mendon 1.4 miliardë Dollarë, më shumë, më pak?

Samir Mane: Mund të jetë aty, mund të jetë pak më pak, mund të jetë pak më shumë. Por diku te ato vlera duhet të jetë patjetër.

Blendi Fevziu: Pra milionat kur je miliarder nuk kanë më aq vlerë të madhe?

Samir Mane: Jo, nuk kanë ndonjë vlerë. Siç e sheh, sot këta kanë humbur 2 miliardë ose kanë fituar 2 miliardë.

Blendi Fevziu: Ku ishit dhe si e morët vesh lajmin që ishit miliarderi i parë në historinë e Shqipërisë dhe i pari në Ballkanin Perëndimor?

Samir Mane: Isha në Amerikë në fakt për punët e bizneseve të mia dhe aty një nga punonjësit e bizneseve, presidenti i kompanisë, më çoi një urim dhe më tha që nga sot je në listën Forbes me një pasuri prej 1.4 miliardë Dollarë.

Blendi Fevziu: Nuk ju kishte ardhur asnjë njoftim nga Forbes?

Samir Mane: Asnjë njoftim. Natyrisht, Forbes ka bërë prej 6 muajsh kërkime të detajuara dhe të thelluara në kompanitë e mia të biznesit kudo ku unë kam biznese.

Blendi Fevziu: Po këtu në Shqipëri kishte përfaqësues Forbes që erdhën?

Samir Mane: Kanë ardhur dhe këtu përfaqësues të Forbes, kanë qëndruar gjatë në kohë, kanë parë pasqyrat tona financiare, të cilat janë të deklaruara sipas standardeve më të mëdha dhe më të mira që bota sot njeh në raport të transparencës financiare.

Blendi Fevziu: Edhe juve ju kanë kontaktuar?

Samir Mane: Na kanë kontaktuar pasi kanë marrë pasqyrat tona financiare, për sqarime në raport me pasqyrat tona financiare. Edhe mua më kanë kontaktuar 1 muaj pasi kanë parë pasqyrat tona financiare. E çuditshme ishte që pas një takimi shkuam të hamë drekë dhe dreka bënte diku 80 Dollarë, ai e pagoi vetë drekën.

Blendi Fevziu: Bënte 80 Dollarë dhe ti deshe ta paguaje?

Samir Mane: Normal, dhe unë i thashë që ky është një kod shqiptari. Jo tha, më vjen keq, unë duhet ta paguaj drekën vetë. Nxorri kartën e kreditit.

Blendi Fevziu: Se nuk e lejonte kompania që t’i paguaje drekën.

Samir Mane: Ndoshta prej asaj gjëje. Unë i thashë që do ta bëj publike këtë fakt, bëje tha, s’kam asnjë lloj problemi.

Blendi Fevziu: Pra ai erdhi të numëronte sa miliarda ishin këtu dhe 80 Dollarë të drekës e pagoi vetë.

Samir Mane: 20, sepse 80 bënte gjithë dreka. 20 Dollarë të vetat i pagoi vetë. Tonat nuk i pagoi.

Blendi Fevziu: Dhe nuk pranoi që t’ia paguaje ti as 20 Dollarëshin?

Samir Mane: Po.

Blendi Fevziu: Sa ishte ekipi i Forbes që erdhi dhe bëri kërkime në Shqipëri?

Samir Mane: Nuk e di sa janë marrë me analizën, por 1 që ishte kryesori u mor gjatë me analizën, me shumë pyetje, natyrisht me stafin tim jo me mua, për pyetje-përgjigje në raport me pasqyrimet që kishim ne në pasqyrat financiare.

Blendi Fevziu: Sa zgjati ky proces i Forbes?

Samir Mane: Besoj që ka zgjatur 6 muaj.

Blendi Fevziu: Ata morën vetëm pasqyrat financiare të kompanive në Shqipëri apo dhe të kompanive tuaja jashtë?

Samir Mane: Të gjitha kompanive në çdo cep të planetit ku jemi, në Amerikë, në Kanada.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

2 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

2 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

6 orë ago