Numërohen gati 70 për qind e votave në Prishtinë

Janë numëruar gati 70 për qind të votave në Komunën e Prishtinës. Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës është duke prirë me 51.24 për qind të votave apo 26 mijë e 976 vota. Për dallim nga ai, Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 25 mijë e 671 vota apo 48.76 për qind të votave.