Procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me aftësi të kufizuara në Qendren e Numërimit të votave është gati në përfundim.
Kur janë numëruar 23 mijë të votave është Vetëvendosja ajo e cila kryeson me gjithsej 6783 vota, shkruan Indeksonline.
E pasuar nga PDK e cila ka marr 5025 vota, ndërsa LDK sipas këtij numërimi është e treta me 4648 vota të siguruara.
Nisma Socialdemokrate deri tani ka grumbulluar 1199 vota.
Koalicioni AAK-PSD ka marr 3060 vota në total, dhe Lista Serbe 939 vota.