Ka vazhduar polemika mes kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe hoxhës Osman Musliu, pas deklaratës së këtij të fundit i cili drejtoi lutje tek Zoti që Lladrovci të mos fitojë edhe një mandat për të udhëhequr me Drenasin.
Lidhur me këtë deklaratë reagoi Lladrovci, duke e quajtur rrenc hoxhën nga Drenasi, shkruan Reporteri.net.
“Është fat që Zoti nuk i dëgjon lutjet e rrencave, po t’i kishte dëgjuar, më 2007 Mulla rrenci do të ishte bërë kryetar i komunës. Por, jo, as Zoti, as qytetarët nuk u mashtruan”, citohet të ketë thënë Lladrovci.
E lidhur me këtë, Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka kontaktuar me hoxhën Osman, i cili drejtoi akuza të rënda për Lladrovcin, duke thënë se ai është në këtë pozitë falë familjes së tij.
“Ani me babën hoxhë ani, mirë e ki ti! I kofsh falë që je vlla i kujt je, se sa për aftësitë dhe doktoraturat tua nuk t’kish ra me dal fort në sheher nga arat e fushat e Gllanasellës duke luajtur ‘pitpitak.”, tha ai.
Tutje, mulla Osmani tha se Lladrovci duhet “t’ua puth këmbët” atyre të cilëve u ka borxh për pozitën në të cilën është.
“Sa për kryetar e votë të qytetarëve, ti duhet tua puthësh këmbët disave në krah të të cilëve je aty e të cilët fatkeqësisht janë në burg. Frikohem se ndaj tyre do këndosh si bilbil, se në Komunë veç me nxjerr naj dokument kishe shku ndonjëherë”, tha Musliu për Reporterin.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…