Nxënësi nga Kosova fiton vendin e parë në garën ndërkombëtare të matematikës

Molos Gashi, e ka zënë vendin e parë në garat ndëkombëtare të matematikës.

Ai është nxënës i klasës dytë të shkollës “Mehmet Gjevori” në Prishtinë.

Garat janë mbajtur në Dubai.

Lajmi u bë i ditur nga vet shkolla.

“Molos Gashi, nxënës i klasës ll-1, merr vendin e parë në Dubai në garën internacionale të organizuar nga BRAINOBRAIN ABACUS COMPETITION dhe me pjesëmarrjen e 44 shteteve arrin rezultat të shkëlqyer duke ngritur emrin e shtetit tonë në nivelet më të larta të dijes”, thuhet në njoftim.