Mijëra nxënës në 28 komunat e Kosovës sot kanë protestuar me moton “S’po shkohet në shkollë”.
Protesta e organizuar nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës, ka pasur për qëllim kthimin e vëmendjes tek procesi mësimor.
Këshilli i Nxënësve ka bërë të ditur se nga kjo protestë synojnë të fuqizojnë zërin e të gjithë nxënësve të shkollave të mesme të Republikës së Kosovës duke e paraqitur realitetin shqetësues me të cilën nxënësit ballafaqohen në baza ditore.
Ky aktivitet është mbajtur në 29 komunat e Kosovës.