‘O Edi Rama o Sllobodan’, i moshuari del në dritare, s’del nga banesa që do prishet

Një i moshuar i ka prekur të gjithë me përpjekjet e tij për të mbrojtur banesën nga shembja në zonën e “5 majit”.

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, i moshuari ka hipur në parmakun e dritares, ndërsa disa persona të tjerë e mbajnë nga këmbët që të mos bjerë nga kati i dytë.

Duke bërtitur, ai kërkon që tek ta të shkojë kryeministri Edi Rama, ndërsa ndaj këtij të fundit nuk i ka kursyer për asnjë moment ofendimet.

“O Edi Rama, o Sllobodan, o kriminel, o ortodoks i ndyrë, largohu. Largohuni nga shtëpia, kam mbi 30 vjet këtu. Le të vijë Edi Rama këtu. Le të vijë. Bjereni këtu. Ky është turpi juaj. Jeni hajduta. Pushtet i fëlliqur, pushtet i ndyrë,“-thotë i moshuari.