Ndihmëssekretari i Shtetit, James O’Brien, ka reaguar pas deklarimeve të Milorad Dodik, rreth synimeve të tij për shkëputjen e Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina.
Përmes një postimi në platformën X [ish-Twitter], O’Brien ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të veprojnë ndaj kujtdo që provon të ndryshojë elementet themelore të Marrëveshjes së Dejtonit.
“Në Dejton, ne diskutuam dhe të gjithë aty e kuptuan, që s’kishte të drejtë për ndarje. Pikë. SHBA do të reagojë nëse dikush provon të ndryshojë elementet themelore të Marrëveshjes së Dejtonit”, ka shkruar O’Brien.