Rexhep Selimi shef i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ka deklaruar se ofertën e re të LDK-së po e shqyrtojnë.
“Ne jemi duke e shqyrtuar kërkesën e LDK-së, dhe tani as nuk mund ta pranojmë as ta mohojmë, përgjigjen e kësaj ofertën do ta bëjmë publike sapo të fillon seanca”, ka deklaruar Selimi.
Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për një orë pauzë me kërkesë të deputetëve.
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se gjatë pauzës do të bëhet edhe dezinfektimi i sallës, si masë mbrojtësë ndaj përhapjes së koronavirusit.
Seanca ka nisur në ora 11:00, derisa ka një pikë të vetme të rendit të ditës, atë për votimin e mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti.